Studimi:Jo vetëm mushkritë por edhe një organ tjetër vital sulmohet masivisht nga virusi Corona

Koronavirusi gjithashtu mund të sulmojë veshkat e pacientëve dhe kështu të rrisë ndjeshëm rrezikun e vdekjes, është përfundimi i një studimi nga mjekët nga klinika universitare gjermane Ependorf.

Mjekët analizuan veshkat e 63 pacientëve që vdiqën nga koronavirusi, kryesisht pacientë të moshuar, dhe në 60 përqind të pacientëve gjetën koronavirus në organe.

Ekipi mjekësor zbuloi se prania e koronavirusit në veshka shoqërohej me një rrezik të shtuar të dështimit të këtyre organeve.

Kreu i studimit, Tobias Huber, raportoi se ekipi i tij gjithashtu arriti të izolojë virusin nga veshkat e një prej të ndjerëve.

Brenda 48 orëve, virusi shumëfishohej më shumë se 1000 herë në qelizat e veshkave.

“Rezultati i hulumtimit tonë tregon se koronavirusi është aktiv jo vetëm në mushkëri, por edhe në organe të tjera,” shtoi bashkëautori Martin Epfelbacher.

Autorët e studimit rekomandojnë që gjatë trajtimit të pacientëve me kovid 19, të konstatohet infeksioni i në kohën e duhur.

“Në rastin e veshkave, është e mundur ta bëni atë përmes një testi të urinës”, thonë shkencëtarët gjermanë, të cilët i publikuan gjetjet e tyre në revistën profesionale britanike “The Lancet”.

/pëgatitur nga proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close