Viti i ri akademik do të fillojë në formë të kombinuar

Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më datë 14 gusht, shqyrtoi procesin e fillimit të vitit të ri akademik 2020/21, në situatën e vazhdueshme të pandemisë COVID-19.

Në këtë konferencë u theksua gatishmëria e të gjitha universiteteve publike të Kosovës, që vitin akademik ta fillojnë me kohë, më 1 tetor.

Për shkak të ruajtjes së shëndetit publik, viti akademik do të fillojë në formë të kombinuar në formën virtuale dhe fizike.

Disa nga aktivitetet e procesit mësimor do të vazhdojnë të bëhen në formën fizike, si provimi pranues për studentët e ri, provimet dhe në të gjitha rastet universitetet publike do të respektojnë masat antiCovid-19.

Ndërsa disa aktivitete të tjera, si ligjërata, konsultime, punime seminari etj. do të vazhdohen në formatin online.

Konferenca e Rektorëve konstaton se si rrjedhojë e shtyrjes së Provimit të Maturës për 29 gusht, studentët e vitit të parë do të pranohen me vonesë dhe mësimi për ta do të fillojë me një vonesë deri në dy muaj.

Pavarësisht nga kjo, Konferenca e Rektorëve angazhohet që semestri për këta studentë të jetë i plotë dhe pa asnjë dëmtim të rrjedhës normale të procesit mësimor.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close