Pompeo: Uashingtoni do të aktivizojë procedurën për rikthimin e sanksioneve kundër Iranit

ATSH-AFP/ – SHBA-ja do të aktivizojë së shpejti një mekanizëm të diskutueshëm, që synon të detyrojë në Këshillin e Sigurimit të OKB rikthimin e të gjitha sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit, deklaroi sot kreu i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo.

“Procedura e ashtuquajtur “Snapback” mund të zhvillohet këtë javë”, njoftoi të shtunën presidenti amerikan Donald Trump.

“Presidenti e ka sqaruar se do ta bëjmë së shpejti dhe kjo është ajo që do të bëjmë”, sqaroi Pompeo, në një konferencë shtypi në Uashington, i pyetur në lidhje me datën e saktë.

“Snapback” synon të rivendosë të gjitha sanksionet ndërkombëtare kundër Iranit, të cilat u hoqën pas nënshkrimit në vitin 2015 me Teheranin të një marrëveshjeje, që supozohej ta ndalonte atë të blinte armë bërthamore.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close