Rama:Nuk ka një corona virus ballkanik

ATSH/ Vendi i tij është një nga pikat e nxehta që politikanët gjermanë fajësojnë për rritjen e numrit të të prekurve nga koronavirusi në Gjermani. Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë flet në një intervistë për BILD për akuzat dhe si vendi i tij po lufton koronavirusin.

BILD: Zoti kryeministër, vendi juaj fajësohet pjesërisht për këtë fakt. A po rriten të prekurit me koronavirus?

Rama: Unë nuk mendoj se shtetet e Ballkanit paraqesin kërcënim për Gjermaninë apo ndonjë tjetër në Bashkimin Europian dhe tekefundit shifrat flasin vetë. Kjo s’ka të bëjë me numrat e lartë apo me numrat që për këdo janë një kërcënim. Kur mendoj se Kina ka pesë raste sot dhe Shqipëria ka 100, atëherë kjo s’më duket se shkon. Dua të them që ka shumë lojëra me numrat. Ne kemi vendosur të jemi jashtëzakonisht transparentë në këtë drejtim. Sigurisht, pas hapjes, u përballëm me një sfidë që ishte më e madhe, sepse ka të bëjë edhe me sjelljen e të gjithë qytetarëve.

BILD Por, përsëri: A është Shqipëria pjesërisht fajtore për numrat në rritje në Gjermani?

Rama: Unë kam prirjen të mos pajtohem me këtë, jo sepse unë duhet të mbroj vendin tim, por për shkak të aritmetikës së thjeshtë. Është e pamundur për ne, për sa u përket numrave, që të ishim në gjendje të ndikonim tek një vend i madh si Gjermania apo si rajon, të ndikonim në vende të mëdha si Franca apo vende të tjera në Europë. Le të themi që kjo është më tepër politikë sesa realitet.

BILD Pse ka akoma një ndalim hyrjeje për njerëzit nga Ballkani?

Rama: Sepse ka BE dhe joBE. Pra, është shumë e thjeshtë. Ne kemi një ndarje, që në terma praktikë vendoset nga ana e BE-së ndaj joBE-së. Sidoqoftë, përtej numrave, ka sigurisht edhe arsye të mira për këtë dhe ka një kujdes të arsyeshëm në Gjermani dhe në vendet e tjera. Jo rastësisht, Gjermania është më mirë se të gjithë, pasi e trajton Covid me një qasje mjeshtërore.

BILD A duhet të paguajë Kina për dëmin e shkaktuar nga Corona?

Rama: Unë do të mbroja fuqimisht idenë që të sqarohet se si po ndodh e gjithë kjo. Dhe sigurisht nëse dikush ka luajtur lojën e gabuar, duhet të paguajë. E gjithë çështja është se pse bota nuk u informua në kohën e duhur. Pse ka kaq shumë pikëpyetje në lidhje me karantinën në Kinë dhe udhëtimin lirisht nga Kina jashtë saj? Këto janë pyetje që nuk duhet të çojnë në teori konspirative, por në një hetim të qartë dhe në një analizë shumë te plotë. Dhe nëse përfundimi është se gjërat luhen në mënyrë të gabuar, atëherë ata që janë përgjegjës duhet të paguajnë.

BILD Kthehemi përsëri në Ballkan: çfarë mendoni për pretendimet e bëra nga disa politikanë për një itinerar ballkanik “Korona”?

Rama: Kjo është politikë, sepse nuk ka Korona Ballkanike, nuk ka Mafia Ballkanike dhe as Tërmet Ballkanik ose Sëmundje Ballkanike. Por, politika ndonjëherë ka nevojë – dhe në ditët e sotme gjithnjë e më shumë – për këto njollat dalluese për të arritur te njerëzit. Sigurisht që s’na vjen mirë, por jemi mësuar me të. Nuk është hera e parë. Duhet të merremi me këtë stereotip dhe të përpiqemi të shpëtojmë prej tij.

BILD Çfarë u thoni gjermanëve që duan të shkojnë për pushime në Shqipëri?

Rama: Unë u them gjermanëve që të kujtojnë Franz Josef Strauss. Ai erdhi shumë kohë më parë – në 1984. Ai ishte aq entuziast për vendin atëherë sa sugjeroi – dhe në atë kohë kishte akoma një regjim komunist – se vendi mund të jetë i hapur për turistët gjermanë dhe duhet të hapej një rrugë bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Bavarisë. Sepse mendimi i tij, vizioni i tij, bindja e tij ishte që Shqipëria ishte një parajsë që gjermanët duhet ta zbulonin. Pra, nëse gjermanët kanë nevojë për një dëshmitar, ndoshta nuk ka asnjë më të mirë se sa Franz Josef Strauss. 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close