Zëvendëskryeministri kroat,Medved:Serbia duhet të na tregojë ku janë mbetjet e viktimave zhvarrosura gjatë luftës në Kroaci

Zagreb – Zëvendëskryeministri dhe Ministri kroat i veteranëve Tomo Medved deklaroi se Kroacia ende po i kërkon Serbisë informacion mbi mbetjet mortore nga Lufta për Atdheun.

Ai shtoi se Kroacia kurrë nuk do të heqë dorë.
“Ne vazhdojmë të kërkojmë informata nga Serbia që janë të rëndësishme për ne. Kemi informacione që formacionet e ushtrisë serbe kryen zhvarrosje nga varret parësore në sekondare, dhe ne po kërkojmë informacione për mbetjet e të zhvarrosurve”, u tha Medved gazetarëve përpara një seance kabineti.

Ai thotë se Kroacia kurrë nuk do të heqë dorë.

“Ne po bëjmë gërmime çdo ditë, ne kërkojmë nga Serbia informacion për mbetjet e viktimave,” tha Medved, raportohet nga portali kroat Indeks.

/Proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close