Tensionet greko-turke/Amerikanët dërguan luftëanijen “USS Hershel Woody Williams” në Kretë

Anija e madhe luftarake amerikane USS Hershel Woody Williams mbërriti në ishullin Grek të Kretës, me detyrën për të monitoruar zhvillimin e situatës midis aleatëve të NATO-s Greqisë dhe Turqisë.

181101-N-TB177-1239 ARABIAN GULF (Nov. 1, 2018) An MH-53E Sea Dragon, from Helicopter Mine Countermeasures Squadron (HM) 15, prepare to land on expeditionary mobile base platform ship USS Lewis B. Puller (ESB 3). Puller is deployed to the U.S. 5th Fleet area of operations in support of naval operations to ensure maritime stability and security in the Central Region, connecting the Mediterranean and the Pacific through the western Indian Ocean and three strategic choke points. (U.S. Navy photo by Mass Communication Specialist 2nd Class Kevin J. Steinberg/Released)

Të dy vendet janë duke kontestuar për të drejtën e burimeve energjetike në Mesdheun lindor.
Anija amerikane i është bashkuar anijeve të tjera nga Bashkimi Evropian dhe Rusia, gjë që shkakton shqetësim për shkak të pasojave të mundshme të një grumbullimi të tillë ushtarak, shkruan Zëri i Amerikës (VOA).

Ekspertët ushtarakë përshkruajnë USS Herschel Woody Williams si një bazë ushtarake lundruese. Është e dyta e një klase të re të anijeve të mëdha që Marina amerikane tani përdor për të mbështetur shpejt operacionet ushtarake. Anija është e gjatë 230 metra, që korrespondon me madhësinë e disa rrokaqiejve – më parë ishte në Napoli dhe më pas u dërgua në Kretë, ku është në gjendje gatishmërie, ndërsa as Greqia dhe Turqia nuk heqin dorë nga pozicionet e tyre.

Anijet greke dhe turke janë grumbulluar në rajon qëkur Presidenti Rexhep Tajip Erdogan urdhëroi një anije kërkimore të dërguar në Mesdheun lindor.

/përgatitur nga proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close