Është anuluar takimi i liderëve të partive në koalicion me kryeministrin Hoti

Takimi i partnerëve të koalicionit qeverisës i paralajmëruar për sot nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është anuluar.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin zyrtar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa njoftuan se takimi pritet të mbahet të hënën.

Ndërkaq, nga Zyra e kryeministrit të Kosovës në një prononcim për Telegrafin thanë se në agjendë të kryeministrit nuk ka pasur fare takim mes liderëve të partive në koalicionin qeverisës.

“Nëse ka informacione të reja do t’ju informojmë”, tha Xhavit Beqiri nga Zyra e kryeministrit.

Ndryshe, takimi i partnerëve të koalicionit qeverisës ishte paralajmëruar një ditë më parë përmes një njoftimi për media nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

“Ju njoftojmë se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë nesër (e enjte), në takimin që do mbahet në ndërtesën e qeverisë, së bashku me liderët e tjerë të koalicionit dhe kryeministrin Avdullah Hoti”, thuhej në njoftim.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close