Kosovës për herë të parë në historinë e saj të mund të dërgojë përfaqësuesin në Departamentin Amerikan të Shtetit

Republika e Kosovës për herë të parë në historinë e saj, do të mund të dërgojë përfaqësuesin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH).

Këtë ia ka konfirmuar shefes së diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj-Stublla vetë zëvendës ndihmës sekretari për Çështje Evropiane dhe të Euroazisë, Matthew Palmer, gjatë një takimi në Uashington.

“Koordinimi i ngushtë i politikës sonë të jashtme me SHBA-të, dhe profesionalizimi i Shërbimit të Jashtëm sipas praktikave më të larta ndërkombëtare, mbeten prioritet i yni”, tha ministrja Haradinaj-Stublla.

Në takim me Palmer është diskutuar edhe lidhur me dialogun me Serbinë, ku bashkë me ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi është theksuar se vetëm nën lidershipin amerikan, dialogu do të ketë dinamikën dhe qartësinë e duhur për t’u përmbyllur me njohje reciproke në kufijtë ekzistues, duke ruajtur karakterin unitar dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close