Saturday, November 28, 2020
Fokus

Pse e harrojme vetvetën

shkruan Fahri Xharra

Po u sollëm ne ,si ZOTËR të denjë të tokës dhe të kaluarës tonë,atëherë do jemi edhe në lartësinë e Aleksandrit,Pirros apo Kostandinit dhe ashtu kjo tokë do mbetet e jona,pa na e çarë kush kokën më. ( Elvi C Sidheri)”
Historia shkelë, historia të ndërron , historia është e pamëshirëshme. T`i bësh ballë historisë në ruajtjen e vetvetës është një fat i madh. Historia është “Lufta ndermjet territ dhe drites që është e përherëshme (Z.P). Ndërrimi i trajtave që mund te paraqiten si filozofike, shoqërore, fetare, krahinore.,në të vërtetë është po ajo luftë e gjithmonshme e njerezimit mes dritës e territ, mes dashurisë e dhunës, mes dijes e padijes, mes së mirës dhe të keqës” ( nga Zef Pllumbi).
Kombi është një bashkësi e madhe solidare, që e lidh ndjenja e vetëflijimit të kryer dhe vetëflijimeve për të cilat është i gatshëm edhe në të ardhmen. Kombi shqiptar është i tillë.
Por edhe tek ne thoshte poeti : ”nuk u trembem atyre qe i ka zëne murtaja, por atyre të tjereve qe nguten ti zë, e ta perhapin. Fundi, fundit nuk mund te akuzosh gjithmone vetem minjte per perhapjen e saj, por ata që të sëmuret i sjellin qëllimisht këndejpari..
Ç `po ndodhë tek ne? Neve me kalimin e kohës na i kan shkatërruar gati të gjitha trashëgimitë. Secili ardhës e lavdëronte të vetën dhe e prishte ate që qe gjente në tokat tona.. E edhe më e keqja, na futnin në krye që po e kryejnë një të mirë për hatër dhe dëshirën e zotit të tyre. Po sot?

Serbia e ka ndërruar mendjen , nuk shkatërron asgjë nga e kaluara e jonë ,i ruan i konservon ,i bënë publike dhe e thirrë botën që të vizitojnë ”trashëgimin e tyre” Në Malin e Zi dhe në Bosne po zbulohen me mijëra mbetje të së kaluarës sonë ilire. Ata po janë më të drejtë se asgjë nuk e shkatërrojnë dhe e tregojnë përkatësinë e tyre ilire. As në Turqi ,;turqit janë mbushur mend ,gjetjet arkeologjike ”greke” dhe më të reja po rezervohen, gjithësesi edhe pse nuk i takojnë tashëgimisë turke
Po na ? Nëse unë them që “KISHAT NË TREVEN E DRENICËS (mikrotoponimet):
Abria e Ulët -Arat e Kishës, Lugu i Kishës, Kroni i Kishës, e sipas popullit, aty ka qenë një kishë e vjetër katolike. Aqarevë – Kisha, Kroni i Kishës, Kodra e Kishës.
Abria e Epërme – Kodërgjon, Guri i Kuq, Brija, Kisha, Ara te Kisha. Gurët e Kishës . Melimeri-arë e mbjellur me mel .Arllati – në lagjen e Xhamisë kishë e vjetër iliro-shqiptare. Afër kësaj kishe janë gjetur varreza të moçme me skelete të varrosur në’ mënyrë horizontale.Arqipeshkv Pjetër Karagiqit në vitin 1725, shkruan se në Prizren famullitar dhe misionar apostolik është studenti i Kolegjit Ilirik të Loretos, don Pjetër Bytyçi. Këtij misioni i takon edhe fshati Orlatti me 5 shtëpi të besimit katolikë .Baks -Kisha, Lugu i Kishës.( z. Ismet Sopi.)” do të marr me dhjetaëra “ofendime”.. Por nëse e shtoj edhe këte nga .radio-drenasi.om se” “Vasileva – në mes të fshatit afër kronit Çeshmja, janë gjetur themelet e një kishe të vjetër, parasllave. Sot janë ruajtur mikrotoponimet Ara e Kishës, Lugu i Kishës etj. Këtu ka pasur edhe mullinj të erës, çka edhe sot është ruajtur mikrotoponimi Kodra e Mullinit të Erës.”.” Vojniku – Ara e Gjarpive, Ara e Kishës, Kodra e Vorreve. Në lagjen e Dragajve, në vendin Kukavica janë gjurmët e varrezave të vjetra, të dimensioneve të mëdha që populli i konsideron ilire. Aty janë gjetur skelete, vorba e disa gjëra tjera. Jo larg atyre varrezave, poashtu në lagjen Dragaj, ka qenë një kishë e vjetër katolike, pranë disa burimeve shumë të forta të ujit. . Është ruajtur toponimi Arat e Kishës. Të parët e ”serbëve” kanë ardhur para 150 vjetëve nga fshati Turiçefc dhe ishte 1 shtëpi. Këta ” serbë ”janë të fisit Hot.” etj. etj. etj. : . Amos është kjo blasfemi?
Po kjo ,na bindë për të kaluarën tonë: ”Turiçefci – Kryqi i Popit ose i Udhëve. Në këtë fshat është gjetur mbishkrimi “gjeniu i vendeve ilire” – Iovi Optimo Maximo et Genio loci Illyrici. Në vendin Lloburet janë gjetur tri shpata. Po aty dhe në Kulina dhe Baricat janë gjetur themele të shtëpive, gurë mermeri të stilit jonik dhe dorik. Është gjetur një statujë monumentale mermeri e dëmtuar, e figurës së femrës, ku shihen pjesë të trupit, sidomos prehni, këmbët etj.”( Ismet Sopi) . ” Syrigana – Ekzistojnë themelet e nëntë kishave.”. Po kjo gjetje : “Tica – në lagjen Bekaj, janë varrezat e moçme, me dimensione të mëdha, me gurë të bardhë me shkrim latin. Edhe në varrezat e sotme të fshatit ka gurë të tillë. Gjatë hapjes së një pusi në lagjen Bekaj është gjetur një stoli – gjarpër argjendi, që gjendet në Muzeun e Kosovës.”
Të mohojmë të kaluarën tonë? në emër të çkafit dhe të kujt?
Fundi i fundit nuk mund te akuzosh gjithmonë vetem minjtë per perhapjen e mutajës, por më shumë ata që të sëmuret i sjellin qëllimisht këndejpari.. 09.02.13

 

Similar Posts

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close