Virusi Corona përhapet më shumë në dhoma me ajër të thatë

Mungesa e lagështisë së ajrit luan rol në përhapjen e virusit Corona. Studiuesit rekomandojnë, krahas masave të zakonshme si distanca e maska, të kontrollohet ajri, sidomos gjatë periudhës së dimrit, kur dhomat ngrohen.

Një grup studiuesish në Lajpcig dhe në Indi kanë arritur në konkluzionin, se lagështia e ajrit influencon përhapjen e virusit Corona. “Nëse lagështia relative e ajrit në dhoma është nën 40%, atëherë pjesëzat e ajrit të lëshuar nga të infektuarit thithin më pak ujë, mbeten të lehta, rrotullohen në ajrin e dhomës dhe thithen kështu nga njerëzit e shëndetshëm.” Kështu është shprehur, Ajit Ahlavat, nga Instituti për Studimet Troposferike në Lajpcig të enjten, sipas agjencisë së lajmeve, dpa. Në sfond të studimit qëndron rruga e përhapjes së virusit përmes aerosoleve, një përzierje shumë e vogël pjesëzash në ajër, krahas infektimit me teshtimë.

Ekipi i fizikantëve nga Qendrës Tropos dhe Laboratorit Kombëtar të Fizikës në Nju Delhi, CSIR kanë marrë në shqyrtim 10 studime ndërkombëtare, të publikuara në vitet 2007-2020 për ndikimin e lagështisë së ajrit në mbijetesën, përhapjen dhe infektimin me viruset e gripit dhe lloje të ndryshme virusesh të Coronës. Rezutatet u publikuan në revistën e specializuar, “Aerosol and Air Quality Research.”

Studiuesit rekomandojnë, krahas masave të zakonshme si distanca dhe maska, të kontrollohet edhe ajri. Një lagështi relative prej 40% deri 60% mund të reduktojë përhapjen e viruseve dhe thithjen e tyre nga mukoza e hundës. Rezultatet kanë rëndësi për periudhën e dimrit të ardhshëm, për shkak se një numër shumë i madh njerëzish qëndrojnë në dhoma të nxehura. “Ngrohja e ajrit të freskët sjell tharjen e tij. Në zonat klimatike të ftohta apo  mesatare ajri në dhomanë kohën kur përdoret ngrohja është shpesh shumë i thatë, kjo mund të nxisë përhapjen e virusit të Coronës”, shpjegon Alfred Wiedensohler nga qendra Tropos, sipas dpa. Kur lagështia është e madhe, pjesëzat e ajrit zmadhohen e bien më shpejt në tokë.

la/dpa/dw

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close