Zgjedhjet në Malin e Zi/ Majko: Në krah të kandidatëve të koalicionit për faktorizimin e shqiptarëve

ATSH/ Mali i Zi zhvillon në 30 gusht zgjedhjet politike. Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatët e koalicionit për faktorizimin e shqiptarëve në zgjedhjet politike në Malin e Zi.

“Në zgjedhjet politike në Malin e Zi, jam në krah të kandidatëve të koalicionit për faktorizimin e shqiptarëve”, është shprehur Majko, i cili ka publikuar foto nga lista shqiptare me Genci Nimanbegu dhe Nik Gjeloshaj.

“Votuesit shqiptarë si rregull, nuk janë skllevër të logjikës që i kthen ata në robotë”, ka theksuar ministri për Diasporën.

Aktualisht, ka vijuar Majko, “Mali i Zi është në një udhëkryq ku shqiptarët me mençuri do të vendosin për të mos ta lënë vendin në duart e marionetave filo-serbe”.

Në këto zgjedhje, shqiptarët garojnë me dy lista, “Lista shqiptare Genc Nimanbegu – Nik Gjeloshaj”, të cilën e përbëjnë Forca e Re Demokratike, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare, Lëvizja “Perspektiva” dhe Unioni i Tuzit dhe lista tjetër shqiptare “Bashkë me një za”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close