Ultimate magazine theme for WordPress.

Albin Kurti ka anuluar një takim virtual me komunitetin shqiptaro-amerikan

Albin Kurti ka anuluar takimin virtual me komunitetin shqiptaro-amerikan të përbashkët me krerët e institucioneve shtetërore e të partive politike rreth takimit të 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti tha se me gjithë respektin ka anuluar një takim të tillë, i cili do të legjitimonte një proces, i cili po zhvillohet në mungesë të respektit për qytetarët.

“Para tri ditëve prej ambasadës sonë në ShBA mora njoftimin për një kërkesë, nënshkruar prej 25 veprimtarëve shqiptarë në ShBA, për të marrë pjesë në një takim virtual të përbashkët me krerët e institucioneve shtetërore e të partive politike, për të diskutuar perspektivën e strategjitë e veçanta e të përbashkëta të subjekteve kosovare në lidhje me procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Duke vlerësuar lart komunitetin shqiptaro-amerikan për kontributin e tij patriotik historik e aktual, e njëkohësisht duke e kuptuar brengën dhe dëshirën e mirë që shfaqin 25 nënshkruesit e kërkesës, e kam konsideruar me seriozitet atë, duke u konsultuar gjerësisht me bashkëpunëtorë brenda e jashtë subjektit që përfaqësoj, Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Por, me gjithë vlerësimin për qëllimet e mira të nënshkruesve, më duhet ta refuzoj këtë ftesë për arsye se një takim i tillë do të legjitimonte një proces i cili po zhvillohet tërësisht në mungesë të respektit për qytetarët, institucionet dhe demokracinë e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close