Gjermania do liberalizim vizash, por çelësin e mban Franca Gjermania do liberalizim vizash, por çelësin e mban Franca

Para një muaji janë bërë dy vjet prej kur Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, përfshirë edhe hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, dhe kishte rekomanduar liberalizimin e vizave.

Dy vjet më vonë procesi nuk ka lëvizur fare aty ku është çelësi i vendimmarrjes, në Këshillin e BE-së, ani pse edhe Parlamenti Evropian jo vetëm se e ka mbështetur liberalizimin, por edhe ka kërkuar që ai të ndodhë pa vonesa të reja.

Komisioni Evropian edhe sot, dy vjet më vonë, mban të njëjtin qëndrim, atë që e kishte shprehur në vitin 2018 se Kosova i ka përmbush të gjitha kushtet dhe se liberalizimi duhet të ndodhë.

“Komisioni Evropian qëndron prapa vlerësimit të dhënë që në korrik të vitit 2018 se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret”, kanë thënë burimet e Komisionit në Bruksel, shkruan Koha Ditore.

Ka pasur njoftime jozyrtare se disa shtete anëtare kanë kërkuar edhe një raport të ri të Komisionit Evropian për të parë nëse Kosova vazhdon t’i përmbushë kushtet. Sepse ka lindur dyshimi se, sidomos në ndjekjen e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivel të lartë, Kosova ka ngecje. Në pyetjen rreth kësaj nga Komisioni Evropian kanë thënë se, edhe ashtu Komisioni raporton rregullisht për këto çështje në Raportin e Progresit. Ky raport nuk u bë publik në pranverë, por u shty për vjeshtë dhe pritet të dalë në fund të muajt shtatorë apo tetor. Në të Komisioni do të përfshijë edhe çështjet që kanë të bëjnë me fushat të cilat janë përfshirë në Udhërrëfyesin për liberalizim vizash. Burimet në Bruksel rikujtojnë se përmbushja e kushteve duhet të jetë e vazhdueshme e jo të mendohet se, nëse një herë është konfirmuar përmbushja e tyre, atëherë ato nuk ka nevojë më të përmbushen. Gjithsesi pritjet janë që në vjeshtë Komisioni të konfirmojë se mban edhe qëndrimin se Kosovës duhet t’i hiqen vizat, dhe se ato kushte që ishin parashtruar janë përmbushur.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close