Kisha Ortodokse serbe në emrin e Zotit, kreu krime ndër më ç ‘njerëzoret në fund të shekullit XX

Shkruan: Jahja Lluka

Në këtë kohë, kur zhvillimi i Kosovës po mbështetet nga bashkësia ndërkombëtare, desha të elaborojë dy fjalë për bekuesin e krimeve, nxitësin dhe mbrojtësin e kriminelëve serbe, patriarkun serb Irinej dhe Irinejet e vegjël që po i keqpërdorin ligjet pozitive, për ta ndaluar zhvillimin e Kosovës, përkatësisht rrugën që lidh Deçanin me Plavën.

I yshtur nga hegjemonizmi sllav e prorus si duket punon e vepron me direktiva të tyre. Këto ditë një ndër politikanët më të rëndësishëm rus, Sergej Zheleznik, nën¬kryetari Partisë në pushtet, partisë së Puti¬nit, “Rusia e Bashkuar”, doli me konceptin e ri për “Botën serbe në Ballkan”.

Ky projekt, sipas tyre parashihet të jetë projekt i përbashkët në mes të institucioneve shtetërore ruso dhe atyre serbe. Parashihet edhe hartimi i një Deklaratë Rajonale e cila ka përqëllim “Ruajtjen e identitetit serb, të kulturës, gjuhës dhe alfabetit cirilik në të gjithë Ballkanin.”1) (referenca nga diplomati Shaban Murati).

Siç duket i nxitur nga kjo nismë, patriarku serb Irinej, i ekzaltuar menjëherë bëri një deklaratë për media (17 shtator 2017), ku në mes tjerash theksoi se: “Rusia do na ndihmojë të ruajmë atë që gjithmonë ka qenë e jona”. Dihet botërisht që Kisha Ortodokse Serbe në emrin e Zotit dhe të drejtës absolute, kreu krime nder më çnjerëzoret në fund të shekullit XX. Realiteti i tanishëm edhe më tej vazhdon të jetë i pa pranueshëm për shovinizmin serb. Patriarku serb Irinej, paska kërkuar kthimin e sa më shumë serbëve.?!(Njajte si zoti Vuqiq ).

Zoti Irenej mos harro se ka mbi 10 milion shqiptare te dëbuar nga Kosova, nga Sanxhaku i Nishit, në Novi Pazar e që te gjithë këta shqiptarë të dëbuar me dhunë e masakra, edhe sot e ëndërrojnë token e tyre, Sanxhakun e Nishit dhe Kosovën. Është normale dhe njerëzore, bile është edhe me Konventën e Berlinit që të shpërngulurit të kthehen në vendet e tyre, pra në Sanxhakun e Nishit me mëse 11 mijë kilometra katrore, në këtë rast dhe serbët që janë të vendosur me dhunë në vitet 1912 në trojet shqiptare në Kosovë e në Sanxhakun e Nishit, por ti Jerinej, ata dhe të gjithë serbët e tjerë duhet ta kuptoni, ta dini e ta respektoni Republikën e Kosovës, që është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht, duhet ta kuptoni se jeni qytetar të këtij shteti.

Thirrja e Irinejit në tezën shoveniste e raciste “për rikthimin në tokën e shenjtë” është e pa pranueshme, tendencioze dhe e paarritshme. Shqiptarët, por edhe kombet tjera në Ballkan i kanë shumë të njohura këto çirrje shoveniste të cilat janë lloj sikurse shumë nga slloganet e grupit terrorist të ISIS-it.

Fatkeqësitë historike tregojnë për shpërnguljet masive të shqiptarëve më forcë nga trojet e tyre në territore që tashmë kanë mbetur nën juridisionin e Serbisë, e me këto shpërngulje ka ardhur edhe humbja e territoreve të shumta etnike shqiptare.

Patriarku serb Irinej dhe të tjerët që mendojnë si ai duhet të zgjohen nga gjumi dhe manitë të cilat i kanë krijuar në mite të rreme.

Irinej duhet edhe të gjykohet e të jap llogari për bekimin e krimeve serbe në Ballkan e në Kosovë veçanërisht. Ai duhet ta kuptojë dhe të pranojë se Kosova është shtet sovran, i pavarur i të gjithë qytetarëve të saj.

Irineji dhe irinejet tjerë duhet ta kenë të qartë që lojërat dhe tendencat ruso-serbe kanë mbaruar dhe në Kosovë nuk ka vend për konflikte të sponsorizuara nga armiqtë e popullit të Kosovës. Para disa ditësh u publikua raporti nga ekspertët e departamentit amerikan në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi për normalizim te marrëdhënieve te dy shteteve, ku veç rekomandimeve të shumta parashihet edhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Beogradit zyrtar. Së bashku me miqtë tanë amerikanë dhe evropianë ,ne kemi zgjedhur rrugën e lirisë, demokracisë, prosperitet dhe fqinjësisë së mirë me të gjithë, si dhe rrugën e integrimeve në familjen e madhe evropiane.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close