Supremja kthen në Apel për rivendosje lëndën ndaj ish-sekretarit të MSH-së

Gjykata Supreme e kthen në Apel për rivendosje lëndën ndaj ish-sekretarit të MSH-së dhe të tjerëve.

Kolegji i Gjykatës Supreme ka aprovuar ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve I.T., Z.K., V.H.P., F.T., R.Th. dhe B.F., dhe sipas detyrës zyrtare ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore- Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda, PKR.nr.382/2015, i datës 06 qershor 2018 dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës PAKR.nr. 459/2018, të datës 13 dhjetor 2019, dhe lënda i është kthyer gjykatës së shkallës së dytë në rivendosje.

Në çështjen penale të të akuzuarve, për shkak të veprës penale në bashkëkryerje keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, në seancën publike të kolegjit, me pjesëmarrjen e të akuzuarve dhe mbrojtësve të tyre, të mbajtur me datë 29 qershor 2020, Kolegji i Gjykatës Supreme, shqyrtoi shkresat e lëndës, aktgjykimin e ankimuar, ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve, si dhe parashtresën e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, dhe gjeti se ankesat janë të bazuara.

Aktvendimi i Gjykatës Supreme PAII.nr.1/2020, sot i është kthyer Gjykatës së Apelit për rivendosje.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close