81 vite më parë, në Shqipëri, u hodhën për të fundit herë në qarkullim, monedha prej argjendi

ATSH/- Si sot, 81 vite më parë, në Shqipëri, u hodhën për të fundit herë në qarkullim, monedha prej argjendi.

Më 22 gusht 1939, Banka Kombëtare e Shqipnis (1925-1945), hodhi për të fundit herë në qarkullim, monedha prej argjendi. Ato ishin të prerjeve prej 5 dhe 10 lekë. Në bazë të Dekretit të Mëkëmbësit dhe Ligjit të ri për rregullimin monetar të vitit 1939, ato zëvendësuan monedhat e argjendit 1 dhe dy franga ar, emetime të viteve 1926, 1927, 1935 dhe 1937. Më pas, monedhat e qarkullimit u shtypën vetëm në metal të thjeshtë.

Faqja e këtyre monedhave, siç përshkruhet në ligj, mban bustin në profil të Mbretit Viktor Emanueli III me mbishkrimet “VITT•EM•III RE E IMP•MBRET E PER•”. Shpina mban shqiponjën dykrenare të Skënderbeut dhe dy fasha liktoriane anash saj, si dhe mbishkrimet: “SHQIPNI 1939 XVII 5 LEK/ 10 LEK ALBANIA” dhe emrin e gdhendësit G. Romagnoli. Buzët e monedhës kanë mbishkrimin “MBRETNIA SHQIPTARE”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close