Ambasada shqiptare në Athinë njoftim për emigrantët

ATSH/ Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njoftoi sot qytetarët shqiptarë se, kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit për të cilat është aplikuar deri më 31 korrik 2020.

“Ju informojmë se shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit ka nisur të kryhet pranë hyrjes nr. 1 të Ambasadës. Procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Po ashtu, ambasada njofton qytetarët që “nëse duan që ta marrin nëpërmjet postës vetëm pasaportën të dërgojnë në adresën e emailit: consulate.athens@mfa.gov.al: Emër/Mbiemër; adresën e saktë të banimit; kodin postar; numrin e celularit dhe foto të kuponit të aplikimit”.

Lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit, theksohet se është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close