Dy gazetarë të Radios Evropa e Lirë dëbohen nga Bjellorusia

Dy korrespondentë të Shërbimit Rus të Radios Evropa e Lirë janë dëbuar nga Bjellorusia, pasi u arrestuan në Minsk më 21 gusht.

Gazetarët Yulia Yulia Vishnevetskaya dhe Andrei Kiselev u dërguan në Smolensk, në perëndim të Rusisë dhe u njoftuan se u është ndaluar hyrja në Bjellorusi për pesë vjet.

Radios Evropa e Lirë ende nuk i është dhënë ndonjë shpjegim lidhur me arrestimin dhe më pas dëbimin e gazetarëve të saj nga Bjellorusia.

Dëbimi i dy gazetarëve të REL-it vjen në kohën kur regjimi i presidentit bjellorus, Aleyksandr Lukashenka po shtyp protestat e kundërshtarëve politikë, aktivistëve dhe mediave, që po shfaqin pakënaqësinë e tyre, pasi Lukashenka shpalli fitoren në zgjedhjet e 9 gushtit.

Gazetarët Vishnevetskaya dhe Kiselev punojnë në byronë e REL-it në Moskë. Të dy fillimisht ishin dërguar në zyret e Ministrisë së Brendshme në kryeqytetin bjellorus, ku ishin mbajtur për orë të tëra.

Dhjetëra gazetarë po ashtu janë arrestuar në Bjellorusi dhe janë sulmuar gjatë fushatës zgjedhore. Po ashtu edhe gjatë protestave, që pasuan këto zgjedhjeve, dhjetëra gazetarë u arrestuan, përfshirë edhe pjesëtarë të stafit të REL-it.

Më 21 gusht, autoritetet bjelloruse po ashtu kanë kufizuar qasjen në Shërbimin Bjellorus të REL-it si dhe në media të tjera, në përpjekjet e Minskut zyrtar për të kontrolluar informacionet, teksa protestat po vazhdojnë.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe shumë shtete të tjera kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me rezultatet zgjedhore dhe kanë dënuar autoritetet bjelloruse për përdorimin e forcës ndaj protestuesve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close