Këshilltari për siguri i SHBA-ve ka konfirmuar datën dhe shtyrjen e takimit Kosovë-Serbi në Washingotn
Mediat në Prishtinë njoftojnë se Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Ullyot, e ka konfirmuar se takimi në mes të Kosovës dhe Serbisë i paraparë të mbahej me 2 shtator në Washington është shtyrë për datën 4 shtator.
Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien ka ftuar liderët e Serbisë dhe Kosovës në Washington për datën 4 shtator. Bisedimet janë shtyrë për dy ditë për shkak të agjendës”, ka thënë ai.
Ai tutje ka shtuar se SHBA’ja mezi pret vazhdimin e bisedimeve, duke specifikuar se temat ekonomike janë baza drejt avancimit në procesin e paqes mes Kosovës dhe Serbisë.
Comments are closed.