Lukashenko urdhëron ushtrinë të mbrojë integritetin territorial

ATSH-AFP/ – Presidenti bjellorus, Alexandre Lukashenko urdhëroi sot ministrin e Mbrojtjes të marrë masa më strikte për të mbrojtur integritetin territorial të vendit, goditur nga një lëvizje protestash që prej zgjedhjeve presidenciale të kundërshtuara të 9 gushtit.

Lukashenko, në pushtet që prej 26 vitesh, shkoi sot për të inspektuar njësitë ushtarake të vendosura në Grodno, në perëndim të Bjellorusisë, pranë kufirit polak, sipas një komunikate të publikuar në Telegram nga presidenca bjelloruse.

“Urdhëroj ministrin e Mbrotjes (…) të mbrojë para së gjithash perlën perëndimore të Bjellorusisë, qendra e të cilës është në Grodno. Dhe të merren masa më të rrepta për të mbrojtur integritetin territorial të vendit tonë”, theksoi Lukashenko.

Deklarata vjen pasi stërvitjet e mëdha ushtarake bjelloruse janë planifikuar në rajonin e Grodno midis 28 dhe 31 gushtit.

Opozita dënon mashtrimet dhe ka organizuar manifestime të përditshme në vend./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close