Rastet kur rrezikohet më së shumti përhapja e virusit Corona në plazh

ATSH/Shëndeti jonë është i rrezikuar nga COVID-19 nëse nuk respektohen masat e rekomanduara nga ekspertët.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për kujdes teksa thekson se përhapja e COVID-19 mund të frenohet vetëm nëse në çdo moment jemi të kujdesshëm dhe respektojmë distancimin social, masat e higjienës dhe vendosjen e maskave mbrojtëse.

“Përshtatuni me normalitetin e ri duke u treguar sa me vigjilentë të mbroni shëndetin tuaj”, apelon Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale teksa thekson që duhen shmangur ambientet e populluara në plazhe.

Përmes shembujve të publikuar, Ministria e Shëndetësisë informon se frekuentimi i plazheve më pak të populluara dhe ku shezlongët janë të vendosur në distancë nga njëri-tjetri, përbën një rrezik të ulët për t’u prekur nga virusi, në krahasim me plazhet e mbi populluara e ku çadrat janë të vendosura shumë pranë njëra-tjetrës, si një rrezik i madh për t’u infektuar me COVID dhe për t’a përhapur si sëmundje.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close