Sazan Ibrahimi: Komunat janë gati për hapjen e shkollave më 1 shtator

Ndonëse numri i të infektuarve vazhdon të mbetet i lartë, nga Asociacioni i Komunave të Kosovës thonë se gjatë dy javëve të fundit trendi i numrit të të infektuarve është në rënie.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi në një prononcim për Ekonomia Online thotë se masat e marra nga Qeveria dhe të zbatuara nga komunat kanë ndikuar që numri i qytetarëve të infektuar të bjerë.

Madje, Ibrahimi thotë se për 16% ka rënë numri i  të infektuarve me Coronavirus në Kosovë.

“Zbatimi i masave, bashkëpunimi ndërinstitucional, koordinimi ndërinstitucional, koordinimi mes trupave inspektues të nivelit lokal e qendror dhe me policinë e Kosovës ka ndikuar në uljen e numrit të të infektuarve në Kosovë. Në takimin e fundit që kemi pasur me kryeministrin e vendit është konstatuar se rreth 16% ka ulje në numrin e të infektuarve dhe kjo na jep mundësi që të punojmë edhe më shumë në mënyrë që ky trend të vazhdojë”, ka thënë ai.

Ibrahimi ka theksuar se komunat janë duke i zbatuar masat anti-covid të miratuara nga Qeveria.

“Jemi në konsultim me krerët komunal dhe masat të cilat janë shndërruar në vendime të qeverisë sa i përket luftës anti-covid janë duke u zbatuar nga niveli lokal. Të gjitha kërkesat e nivelit qendror sa i përket masave janë duke u zbatuar dhe duke u respektuar nga kryetarët e komunave së bashku me shtabet e tyre emergjente. Përveç shtabeve emergjente komunat kanë formuar edhe nënshtabe në atë kuptim që kanë shkuar në nivel të fshatrave në mënyrë që të kenë bashkëpunim me qytetarët e vendit për tejkalim të këtyre sfidave”, ka deklaruar ai.

Mes tjerashi ai shton se takimin që kanë pasur me komitetin ndërinstitucional anti-Covid, kanë diskutuar edhe mundësinë e lehtësimit të disa masave.

“Ne kemi diskutuar edhe rishikimin e masave, në takimin që kemi pasur me komitetin ndërinstitucional anti-covid kemi diskutuar edhe mundësin e lehtësimit të disa masave, kryetaret e komunave kanë kërkuar që mundësisht të bëhet rihapja e pishinave të hapura po gjithashtu edhe rihapja e fushave të futbollit në hapësirë të hapur dhe shpresojmë që këto kërkesa do të merren parasysh nga niveli qendror.”

Qeveria e Kosovës së fundi ka ndarë 39 milionë euro shtesë për komunat, ndërsa 10 milionë prej tyre do të jenë të destinuara për luftimin e pandemisë COVID-19, raporton EO.

Ibrahimi thotë se 10 milionë euro janë të dedikuara për të gjitha aktivitet e komunave në luftimin kundër pandemisë, ndërsa 29 milionë janë të dedikuara për pagat dhe meditjet.

“Ndarja e 39 milionë eurove për komunat është falë bashkëpunimit dhe lobimit të fuqishëm të Asociacionit të Komunave të Kosovës kundruall. Kemi pasur shumë takime me kryeministrin e vendit, me ministren e financave. 10 milionë euro janë të dedikuara për të gjitha aktivitetet e komunave të cilat janë ndërmarr për luftimin e parandalimit të përhapjes COVID-19, kurse 29 milionë euro të tjera janë të dedikuara për paga dhe mëditjet”, ka deklaruar kreu i AKK-së

Ai shton se komunat e Kosovës, janë të përgatitura për vitin e ri shkollor.

“Komunat e Kosovës, janë gati për fillimin e vitit të ri shkollor dhe këtë zotim e kanë dhënë edhe në takimin me kryeministrin si dhe me ministrin Likaj. Drejtorët komunal me të cilët jemi në kontaktet ditore janë shprehur të gatshëm për një fillim të mbarë të procesit mësimor”, është shprehur Ibrahimi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close