Selimi: Qeveria e Serbisë ka informacione për fatin e Ukshin Hotit

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar pas publikimit të dokumentit për vrasjen e Ukshin Hotit.

Dokumenti u shfaqë në dokumentarin “Udhëve”, që u publikua në RTK.

Selimi tha se ky dokument ka hedhur dritë mbi vrajsen e veprimtarit, Ukshin Hoti.

Tutje, ai shtoj se Qeveria e Serbisë edhe pse ka informacione për fatin e Ukshin Hotit, asnjëherë nuk i ka publikuar.

Postimi i plotë i Selim Selimit:

Shfaqja e dokumentarit “Udhëve” në RTK, ka hedhur dritë mbi vrasjen e veprimtarit Ukshin Hoti, bazuar në një dokument që ka rrjedhur nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë. Qeveria e Serbisë, edhe përkundër faktit që ka informacione për fatin e Ukshin Hotit, asnjëherë nuk i ka publikuar ato dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për t’i sjellë të dyshuarit para drejtësisë, siç nuk ka bërë për asnjë krim të kryer gjatë luftës në Kosovë. Për më tepër, është e papranueshme disbalanca e presionit ndërkombëtar për krime lufte ndaj Kosovës krahasuar me atë ndaj Serbisë dhe që agresori të barazohet me viktimën në tavolinën e dialogut. Kosova nuk do të ndalojë së kërkuari drejtësi për Ukshin Hotin dhe të gjithë ata qytetarë të Kosovës, për fatin e të cilëve nuk dihet edhe 21 vjet pas lufte. Nuk do të lejojmë që krimet të mbesin pa u ndëshkuar.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close