Specialistët e monumenteve ekspeditë për gjendjen e konservimit të pikturave murale në Kostar dhe Delvinë

ATSH/ Mirëmbajtja e monumenteve të kulturës vijon të jetë në qendër të vëmendjes së specialistëve të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Ministrisë së Kulturës.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, tha sot se “së bashku me specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kultore Vlorë , Sektori Sarandë, u zhvillua një ekspeditë për gjendjen e konservimit të pikturës murale në Kishën e Manastirit të Shën Mërisë në Kostar dhe në Kishën e Manastirit të Shën Triadhës në Kardhikaq, Delvinë”.

“Qëllimi i kësaj ekspedite është verifikimi dhe hartimi i projekteve të ndërhyrjes konservuese e restauruese në pikturën murale të këtyre dy objekteve “monument kulture”, si dy objekte me mjaft vlera dhe interes në këtë zonë”, – tha Margariti.

Kisha Shën Meria e Kostarit ngrihet në anën lindore të qytetit antik të Finiqit dhe ndodhet brenda një shpelle të natyrshme në malin Kostari. Pjesa veriperëndimore u ndërtua për herë të parë në 1332 dhe, më vonë, në vitet 1690-1770 u unifikua me pjesën tjetër.

Duke u gdhendur në shkëmb, manastiri mbart një vlerë të madhe dhe të rrallë historike; Kjo ndodh sepse ndër të tjera, gjatë okupimit osman, funksiononte si një shkollë sekrete, mësuesi i saj i fundit ishte Pilo Papa.

Kisha e Shën Triadhës nga tiparet tipologjike duhet ti përkas fundit të shek. XVI- fillimi i shek. XVII, ndërsa mbishkrimi që gjendet mbi portën hyrës tregon se ajo është pikturuar në vitin 1827.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close