Agroturizmi, risi dhe mundësi e mirë për rivitalizimin e zonave rurale

ATSH/ Agroturizmi në Shqipëri po shënon nga viti në vit frekuentim në rritje ku peizazhi i mrekullueshëm, ajri i pastër, ushqimet bio dhe tradicionale të zonave janë vetëm disa nga mundësitë që ofrohen në këto ambiente.

Një prej tyre është edhe agroturizmi “Huqi” në fshatin Radë në Durrës, e kthyer tashmë në një atraksion i jashtëzakonshëm turistik, ku mund të shijosh ushqimet tradicionale dhe bio të zonës, të vizitosh kafshët, të bësh xhiro me varkë përgjatë lumit dhe të shijosh ajrin e pastër.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, publikoi sot pamje nga agroturizëm “Huqi” ndërsa thekson se “agroturizmi është një risi dhe mundësi e mirë për rivitalizimin e zonave rurale, alternativë dhe vlerë e shtuar e destinacioneve turistike, ambient i ngrohtë me një kulinari tipike shqiptare, shije dhe eksperiencë shqip”.

Gëzim Huqi, pronari i agroturizmit “Huqi”, shprehet se “këtu është një kombinim perfekt ndërmjet natyrës dhe elementëve përkatës të shërbimit agroturistik”.

“Roli determinant i natyrës ka qenë dhe mbetet permanent, ejani, prekni, shikoni dhe shijoni gjithçka që ofron ky vend”, – tha Huqi duke shtuar se këtu do të gjeni ilaçin kundër stresit.

Restoranti veror i kompleksit Huqi është i ndërtuar me dru suedez dhe i pajisur me tavolina cilësore druri, pjekja e mishit në puse është një traditë gatimi osmane. Për ta ndërtuar dhe bërë funksional këtë pus gatimi, kanë ardhur specialistë nga Turqia, të cilët kanë punuar me javë për të nxjerrë një produkt cilësor./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close