Bjellorusët kanë humbur frikën.Protesta masive në Minsk kundër regjimit të Lukashenkos

Qindra mijëra bjellorusë dolën në rrugët e Minskut sot për të dënuar rizgjedhjen e Presidentit Aleksandër Lukashenko.

Presidenti Bjellorusi Lukashenko po përballet në dy javët e fundit me një lëvizje të madhe protestuese të cilët kundërshtojnë rizgjedhjen e tij si presidenti i vendit në zgjedhje të manipuluara dhe jo transparente,siç konsiderojnë protestuesit.

Duke tundur flamuj të kuq e të bardhë e që janë ngjyra të protestës, masat u mblodhën në Sheshin e Pavarësisë dhe në rrugët përreth, duke bërtitur parullën “Liri” dhe të tjera.

Nëpërmjet mediave që lidhen me opozitën dhe në mesazhet në platformën e Telegramit, thuhet se aktualisht ka më shumë se 100,000 demonstrues në kryeqytetin e Bjellorusisë, dhe se numri i demonstruesve mblidhet çdo ditë për javën e dytë me radhë.

Opozita hodhi poshtë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, sipas të cilave Lukashenko fitoi 80 përqind të votave.

Sot më parë, Lukashenko urdhëroi Ministrinë e Mbrojtjes të marrë “masat më të rrepta” për të mbrojtur integritetin territorial të Bjellorusisë./proinformacion.com/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close