Pamje të udhëve tona…

Si mund të quhen këto pamje?Pamje vandalizmi apo moskujdesi?Sido qoftë janë pamje shkatërrimi ,dëmtimi të cilat i gjen ngado qëshkon udhëve tona.Ky është vetëm një shembull nga Gjilani.

Por këtu nuk ka pamje vetëm të shkatërrimit,por edhe të gjurmëve të punëve të kryera më herët të cilat kanë mbetur aty dhe kush e di se kur do të hiqen nga aty.Ato gurë të mbetur tepricë nga punët e mëparme në ndërtimin e udhës janë jo vetëm pamje e keqe dhe pengesë por edhe pamje të krejt sistemit dhe mentalitetit që mbretron sot në Kosovën tonë.

Puno e kryej punë sa për të punuar e mos kij kujdes për asgjë.As për gjurmët që po lë e as për estetikën rrugore e as për pengesat që po bën e as për rrezikshmërinë që mund të kesh lënë.

Kjo foto ndoshta do të reprezentonte më së miri gjendjen tonë si shoqëri,e cila ndoshta ka dëshirën për të ndërtuar shtetin,por ka humbur vullnetin duke mos pasur as mentalitetin e duhur ndikon që të dukemi të tillë!

Xh.Arifi/proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close