Shkencëtarët për shkrirjen e akullit në Tokë:”Ajo që zbuluam na la pa fjalë”

Një total prej 28 trilionë ton akulli është zhdukur nga sipërfaqja e planetit Tokë që nga viti 1994, dhe këto të dhëna janë marrë nga shkencëtarët britanikë që përdorën satelitët për të eksploruar sipërfaqen e Tokës.

Shkencëtarët nga Universitetet e Leeds, Edinburgh dhe Londra përshkruan sasinë e humbjes së akullit me fjalën “e tmerrshme”, shkruan Guardian.

“Nëse akullnajat dhe pllakat e akullit vazhdojnë të shkrihen me këtë ritëm, çdo pëllëmbë ngritje e nivelit të detit do të thotë që rreth një milion njerëz do të shpërngulen nga shtëpitë e tyre,” shpjegoi profesori Andy Shefard nga Universiteti Leeds.

Shkencëtarët tregojnë se shkrirja e akullit në këto sasi zvogëlon seriozisht aftësinë e Tokës për të pasqyruar rrezatimin diellor përsëri në hapësirë. Akulli zhduket, dhe deti ose toka e ekspozuar nën të thithin gjithnjë e më shumë nxehtësi, duke rritur kështu ngrohjen e planetit.

“Në të kaluarën, studiuesit kanë studiuar vetëm zona të caktuara, të tilla si Antarktida ose Greenland, duke vëzhguar se ku dhe sa akulli po shkrihet. Kjo është hera e parë që dikush ka studiuar të gjithë sipërfaqen e tokës. Ajo që gjetëm na la pa fjalë”, tha Sheffard.

/Përgatitur nga proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close