Shpella e Spiles në Himarë një atraksion turistik i pa shfrytëzuar që vjen nga mitologjia pellazgo-ilire.

Këtu në këtë shpellë rreth 3250 vjet më parë Uliksi vrau ciklopin Polifem me një sy në ballë, pas Odisesë së tij 10 vjeçare në përfundim të luftës së Trojës.

Odhise = udhës = udhëtar = udhëtim, që vjen në gjuhën pellazgo-iliro-shqipe.
Uli-ks = Ylli = Ili, kuptim në gjuhën pellazgo-iliro-shqipe. Ks = prapashtesë e gjuhës greke në kohët moderne.

Shpella e Qikllopit duhet të bëhet e vizitueshme për turistët. Brenda saj të vendoset statuja e Odisesë me plis në kokë duke i ngulur ushtën e zjarrtë në sy Qikllopit Polifem. Shpella duhet të ketë një ndriçim të lehtë dhe historia e saj të vendoset në pllakën te hyrja.

Shpella duhet të administrohet nga drejtoria rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, ku një punonjës i saj ta ketë nën mbikëqyrje.

Shpella e Spilesë në Himarë duhet të vendoset në guidat turistike të agjencive turistike shqiptarë, Është e domosdoshme që të gjendet një zgjidhje për rrugën automobilistike që kalon përpara shpellës, sepse do pengohen vizitat e turistëve në shpellë për shkak të trafikut.
Bota nuk i ka dhe i shpik dhe sajon, ne i kemi dhe i lemë të flenë gjumë.

/Kalendari Enciklopedik Shqipëtar

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close