Edicioni i VI-të i `Hardh Fest` nisë në shtator

Edicioni i VI-të i “Hardh Fest” vjen me “Online Editon” me datën 4,5 dhe 6 shtator. Kjo shkak i situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Ky edicion i “Hardh Fest” do të mbahet nën slloganin “Shnosh si kokrra”.

Slogani është menduar që t’i përshtatet periudhës siç thuhet në komunikatën e tyre për t’iu përshtatur periudhës që jetojmë.

“Në situatën e zymtë të pandemisë duhej një slogan i hareshëm dhe idea lindi prej pyetjes që është bërë më shpesh kohëve të fundit, “Si je?” – me përgjigjet ‘shnosh e mirë’, ‘mirë vallai’ etj., dhe sidomos në vendlindjen e Hardh Festit, në Rahovec kjo pyetje shumicën e herave pritet me një përgjigje shumë krenare, ‘shnosh si kokrra e rrushit’. Andaj edhe lindi slogani “Shnosh si Kokrra”, duke dashur të percjellim një mesazh mbështetës anembanë!”, thuhet në komunikatë.

Aktualisht po punohet në organizimin e aktiviteteve të cilat mund të mbahen edhe ne formë ONLINE me të cilat mund të shënojmë edicionin e VI-të të Hardh Fest në menyrë simbolike.

Festivali, “Hardh Fest”, edicionin e kaluar shënoi një sukses të madh, ku numri i pjesëmarrësve arriti mbi 70 mijë vizitorë nga mbarë bota.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close