Ish-ambasadori amerikan në Beograd:”Vuçiq duhet ta kuptojë se ka shanse të mëdha që Trump të humbasë zgjedhjet e ardhshme, dhe Biden është fuqimisht në favor të Kosovës”

Mediat nga Beogradi njoftojnë se ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi William Montgomery vlerësoi sot se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “nuk duhet të humbasë mundësinë për të arritur një marrëveshje në Uashington në favor të Serbisë.”

Ai theksoi se koha po mbaron, sepse, siç shprehet ai, ka shanse të mëdha që presidenti aktual i SHBA, Donald Trump, të mos marrë një mandat të ri, dhe pasardhësi i tij, Joe Biden, është në favor të Kosovës dhe shqiptarëve.

Përpara takimit të 4 shtatorit midis zyrtarëve të Beogradit dhe Prishtinës në Washington, Montgomery vlerëson se “tani në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ai thotë se përfshihen edhe shkëmbimin e territoreve, dhe shton se ai pret që “skenari izraelit” ku në mes të gushtit u bë marrëveshja historike (për normalizimin e marrëdhënieve) midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Vuçiq duhet ta kuptojë se ka shanse të mëdha që Trump të humbasë zgjedhjet e ardhshme, dhe Biden është fuqimisht në favor të Kosovës brenda kufijve ekzistues.” Pra, ai duhet të veprojë tani ose të humbasë, ndoshta përgjithmonë, mundësinë për të zgjidhur atë çështje, “tha Montgomery.

Ish ambasadori porositë Beogradin: “Shikoji me kujdes datat”.

Ajo që Presidenti Trump dëshiron, thotë Montgomery, është momenti i shtrëngimit të duarve para kamerave kur liderët serbë dhe kosovarë njoftojnë një marrëveshje për “rrugën e ardhshme”.

“Kjo do të përfshinte edhe një shkëmbim territoresh. “Dhe fakti kryesor është se Trump atëherë mund të njoftojë se, duke pasur parasysh që të dy udhëheqësit arritën një marrëveshje, marrëveshja do të zbatohet menjëherë,” beson Montgomery.

Ish-ambasadori thotë se kur bëhet fjalë për problemin e Kosovës, gjëja e parë që duhet të mbani në mend është që edhe BE dhe Shtetet e Bashkuara dëshirojnë t’i atribuojnë rezultatet për arritjen e një marrëveshje dhe nuk duan t’i ndajnë ato me palën tjetër.

Sipas tij, avantazhet e asaj marrëveshje do të ishin që do të ishte një hap i madh drejt zgjidhjes së problemit Kosovë-Serbi, dhe për Trump një pikë të madhe në politikën e jashtme pak para zgjedhjeve të nëntorit.

Montgomery ka folur edhe për mundësinë e paraqitjes së vet presidentit Trump në takim dhe arsyen se pse ai do të ishte i pranishëm aty.

“Nëse Trump shfaqet, ai do të jetë aty për të shtyrë atë marrëveshje, me shumë, shumë, forcë,” thotë ai.

/Përgatitur nga proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close