Kryeministri Hoti:Numri i të vdekurve nga virusi është “shumë i madh, tepër”.

Kryeministri Hoti thotë se numri i të infektuarve po zvogëlohet, por, sipas tij, numri i të vdekurve nga virusi është “shumë i madh, tepër”.

Kryeministri Avdullah Hoti nuk premton se do të lehtësohen masat për parandalimin e përhapjes së Covid 19.

“Nuk do të ketë nevojë për masa sforcuese, por këshilla dhe informim. Nuk mund të them se do të shkojmë kah lirimi, sepse  situata me Covid nuk është duke u lehtësuar. Është fakt se ne kemi një numër më të vogël me raste, por numri i rasteve me fatalitet është shumë i lartë, tepër”, thotë Hoti, transmeton Gazeta Express.

Ai thotë se qytetarët janë vetëdijesuar e thuajse të gjithë po mbajnë maska vazhdimisht, prandaj sipas tij, do të vazhdojnë me

“E them me kënaqësi se është krijuar kultura e respektimit të masave”, ka thënë Hoti

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close