QKUK-së i bashkohen sot 12 infermierë të trajnuar nga FSK-ja

Qendra Klinike Universitare e Kosovës bën të ditur se sot 12 infermierë të trajnuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës do t’i bashkohen QKUK-së.

Që nga 14 marsi kur janë paraqitur rastet e para me COVID-19, 12 mijë e 448 persona janë infektuar nga ky virus, ndërsa me rritjen e numrit të të infektuarve është shtuar nevoja për staf shtesë mjekësor.

“Sot, e hënë, në ora 13:30, dymbëdhjetë (12) infermier/e,  të trajnuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), do t’i bashkëngjiten Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të pranishëm në ngjarje do të jenë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ud. drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe Shkelzen Syla, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close