Rihapja e shkollave:A ia vlenë të futen fëmijët dhe prindërit në një teren të panjohur që do t’i traumatizojë të dyja palët apo duhet pritur kohë më të mira?!

Po paralajmërohet kthimi i fëmijëve në shkollë.Shtrohet pyetja:A i moren ata të gjitha kushtet parasyshë për ta bërë një gjë të tillë?

Në Kosovë shkollat janë mbyllur kur ka filluar të perhapet virusi dhe kanë qendruar të mbyllura edhe kur ka pasur numër më të vogël të të infektuarish dhe vdekjesh.

Ndërsa tani kur ky numër është shumë më i madh edhe sa i përket fatalitetit por edhe të infektuarëve,lejohet të hapen shkollat.pse?!

Ka një aspekt tjeter i cili shqetëson.A e ka marrë dikush parasyshë shqetësimin dhe stresin e prindërve para se t’i dergojne femijet në shkolle,duke pasur parasysh se kjo e tëra është një lloj experimenti në një teren të panjohur,sepse askush nuk e di se si do të eskolojë situata pas rikthimit të fëmijëve ne shkollë.

Por akoma më shqtësuese është se askush nuk i pyet vet fëmijët për ndjenjat e tyre,sidomos për ankthet dhe frikën për t’iu kthyer një ambienti shkollor ku në fund të fundit nuk është i sigurte.
Ka shumë fëmijë të cilët i frikohen kthimit dhe nuk duan të shkojnë në shkolle dhe kanë filluar ta shfaqin frustrimin dhe ankthin përpara ballafaqimit me një gjendje mund të sjellë situata të paparashikueshme për ta dhe familjen e tyre.

Për të mos u zgjatur ;a ia vlenë të futen fëmijët dhe prindërit në një teren të panjohur që do t’i traumatizojë të dyja palët apo të priten kohë më të mira?!

Sepse fëmijët dhe prinderit do të perballen perdite me stres dhe ankthin e mundesise se infektimit si dhe me mesimin detyrat dhe plus sjelljen,ruajtjen dhe mbrojtjen duke ia shtuar edhe atë se nuk njihemi si më të disciplinuarit në botë!
Sidoqoftë do të jetë një rikthim i vështirë,që do ketë pasoja shëndetsore.Uroj të mos jetë kështu!

Ps:Do duhej të lihen dy zgjidhje.Për ata që deshirojnë të kthehen nëshkollë t’iu mundesohet shkuarja,ndersa per ata qe megjithate i drojne kthimit t’iu mundesohet mesimi nga shpia deri ne dite me te mira.

Xhelil Arifi 24 gusht -Gjilan/proinformacion.com

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close