Zëdhënësi i qeverisë gjermane ,Seibert:Ka shumë mundësi që opozitarin rus Navalnyn ta kenë helmuar

Berlin – Qeveria gjermane e konsideron “shumë të mundshme” që opozitari rus Alexei Navalny, i cili është në gjendje kome në një spital në Berlin, është viktimë e helmimit.

“Ky është një pacient i cili ka shumë mundësi të ketë qenë viktimë e një sulmi me helm. Dyshimi nuk ka të bëjë me faktin se Navalny helmoi veten e tij, por që dikush e helmoi Navalnyn, dhe qeveria gjermane e merr këtë dyshim shumë seriozisht,” u tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert gazetarëve.

Ai gjithashtu sqaroi se kjo ishte arsyeja e vendosjes së sigurisë policore për Navalnyn në spital.

/Përgatitur nga proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close