BE-ja bën thirrje për hetim “transparent dhe të pavarur” për rastin e Navalnyt

Shefi për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell, u ka bërë thirrje autoriteteve ruse që të nisin “hetime të pavarura dhe transparente” për helmimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny.

“Bashkimi Evropian dënon fuqishëm atë që duket si tentim për jetën e Navalnyt”, ka thënë Borrell, duke folur disa orë pasi spitali që po trajton atë ka thënë se testet japin shenja se ai është helmuar.

“Është e domosdoshme që autoritetet ruse të nisin hetime të pavarura dhe transparente për helmimin e Navalnyt pa vonesa”, ka thënë ai përmes deklarate.

“Populli rus, ashtu sikurse komuniteti ndërkombëtar, janë duke kërkuar fakte mbrapa helmimit të Navalnyt. Ata janë që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”.

Më herët gjatë ditës së hënë, spitali Charite në Berlin ka thënë se testet klinike të Navalnyt “tregojnë për helmim me një substancë të grupit ‘cholinesterase’”.

Disa orë më vonë, një mjek rus i ekipit që ka trajtuar Navalnyn në Siberi, ka thënë se ata nuk kanë vërejtur toksina në testet e tij.

Deklarata e Borrellit vjen pas deklaratës së kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila po ashtu ka thënë se ata që qëndrojnë mbrapa helmimit “duhet të jenë përgjegjës”.

Edhe Merkel ka kërkuar hetime transparente.

Navalny është dërguar nga Siberia në Gjermani më 22 gusht, pasi i ishte përkeqësuar gjendja gjatë një fluturimi për në Moskë.

Ndihmësit e Navalnyt kanë thënë se besojnë se ai është helmuar kur ka pirë një gotë me çaj, që e ka blerë në aeroportin e qytetit Tomsk, para se të nisej në Moskë.

Për këtë arsye aeroplani është detyruar të bëjë ulje emergjente, meqë Navalny nuk është ndjerë mirë./rel

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close