licencohen 11 laboratore tjera për kryerje të testeve

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur të martën se ka licencuar edhe 11 laboratore tjera për kryerje të testeve serologjike për koronavirusin e ri.

Përmes këtyre testeve, një person e kupton nëse është prekur në të kaluarën me koronavirus, apo nëse ka krijuar anti-trupa ndaj tij.

Marrë parasysh njoftimin e fundit, në gjithë territorin e Kosovës deri më tani janë licencuar 98 laboratorë për kryerje të testeve serologjike dhe virologjike për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Për dallim nga testet serologjike, testet virologjike – që aktualisht kryhen edhe në dy laboratore private në Kosovë – përcaktojnë nëse një person është i infektuar me koronavirus në kohën kur testohet, transmeton REL.

Më 10 gusht, Ministria e Shëndetësisë ka nisur lëshimin e licencave për institucionet private shëndetësore që ato të kryejnë teste për COVID-19. Më parë, këtë shërbim e kryente vetëm Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPIK) ka raportuar për 12,547 të infektuar me këtë virus.

Deri më tani 8,657 pacientë janë shëruar, derisa aktualisht janë 3,410 raste aktive.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close