Më 25 Gusht 1944 pas më shumë se katër vjetësh, nën okupimin nazist çlirohet Parisi

25 Gusht 1944– Në Luftën e Dytë Botërore, pas më shumë se katër vjetësh, nën okupimin nazist, Parisi çlirohet nga Divizioni i Dytë francez dhe nga Divizioni i Katërt i Këmbësorisë amerikane. Qëndresa e gjermanëve ishte e dobët, dhe Gjeneral Dietrich von Cholititz, komandant i garnizonit gjerman, kundërshtoi një urdhër të Adolf Hitlerit për të hedhur në erë monumentet e kulturës të Parisit dhe djegien e qytetit përpara çlirimit të tij. Choltits firmosi një dorëzim zyrtar, atë mbrëmje, dhe më 26 gusht, Gjenerali i Rezistencës Franceze, Sharl de Gol udhëhoqi marshimin çlirimtar për tek Sheshi Elize.

Parisi u okupua nga Gjermania naziste më 14 qershor të vitit 1940, një muaj pasi Wehrmahti gjerman sulmoi Francën. Tetë ditë më vonë, Franca firmosi një armëpushim me gjermanët dhe u krijua një qeveri kukull franceze me qendër në Vishi. Megjithatë, Gjenerali Sharl de Gol dhe Rezistenca Franceze vazhduan të luftojnë dhe qëndresa e tyre u rrit në Francën e okupuar duke i rezistuar sundimit të nazistëve dhe të Vishisë.

De Gol drejtoi me sukses dy qeveri provizore franceze deri në vitin 1946, kur ai dha dorëheqjen për mosmarrëveshje. Nga viti 1958 deri në vitin 1969, ai shërbeu si President në Republikën e Pestë të Francës.

/Kalendari Enciklopedik Shqipëtar

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close