Presidenti Meta:Shqipëria po tkurret dhe po plaket me ritme thellësisht dramatike

/ATSH/ – “Shqipëria po tkurret dhe po plaket me ritme thellësisht dramatike, si asnjë shtet tjetër në Europë”, deklaroi sot presidenti Ilir Meta.

Meta është shprehur se, “në studimin e publikuar së fundmi nga “The Economist”, varianti pesimist parashikon që në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë”.

“Shpejtësia e plakjes është gjithashtu tronditëse: mosha mesatare sivjet është 37.2 vjeç, por pas 10 vjetësh parashikohet të rritet në 42.1 vjeç”, ka theksuar Meta.

“Trishtim më të madh nuk mund të ketë!”, ka shtuar ai

“Një vend i bekuar nga Zoti me bukuri të jashtëzakonshme dhe pasuri natyrore që jo shumë vende në botë i kanë, po braktiset gjithmonë e më shumë”, ka nënvizuar kreu i shtetit.

Sipas tij, “edhe pse qeveritë në planin afatshkurtër mund të përfitojnë nga emigrimi pasi kështu ulen fiktivisht treguesit e papunësisë apo mund të rriten të ardhurat nga remitancat, në perspektivë mosadresimi i menjëhershëm dhe në mënyrë agresive i këtij fenomeni do të kishte pasoja katastrofike sidomos për një vend si i yni”.

“Koha është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin se Shqipëria ka diell për të gjithë dhe jo vetëm për disa. Koha që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre!”, ka përfunduar Meta.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close