Vijnë konfirmimet,megjithatë mundësia e ri-infektimit me virusin corona,ekziston

Ajo që ishte njoftuar më pare se ka mundësi ri-infektimi me virusin corona po del të jetë i vërtetë!

Një pacient në Hollandë dhe një tjetër në Belgjikë u konfirmuan si raste të ri-infeksionit me coronavirus.

Sipas transmetuesit publik NOS, këtë javë është dhënë informacioni se një burrë në Hong Kong u ri-infektua me koronavirus katër muaj e gjysmë pasi u shërua nga infeksioni.

Në një deklaratë për shërbimin publik holandez, virologu Marion Kopmans tha se pacienti i ri-infektuar nga Hollanda është një burrë i moshuar me një sistem të dobët imunitar.

Sipas Reuters-it, testet gjenetike janë të nevojshme për të përcaktuar nëse ekziston një ndryshim në llojin e virusit midis rasteve të ri-infeksionit.

Kopmans, i cili është një këshilltar ekspert i qeverisë Hollandeze, shtoi se rastet e rikthimit nuk janë befasi, por se duhet të përcaktohet nëse ai fenomen është i shpeshtë.

Sipas virologut Mark van Ranst, një pacient nga Belgjika ka simptoma të buta të covid 19, dhe rasti i tij tregon se antitrupat e zhvilluar në trup gjatë infeksionit të parë nuk ishin të mjaftueshme për të parandaluar ri-infeksionin me një variant paksa të ndryshëm të të njëjtit virus.

/Përgatitur nga proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close