Ekonomia e Norvegjisë në recesion historik

Prodhimi i brendshëm bruto Norvegjez ra në tremujorin e dytë të vitit 2020 me nivelin më të ultë të regjistruar ndonjëherë.

Përkatësisht, masat emergjente për të kontrolluar koronavirusin e shtynë vendin në recesionin më të thellë, treguan të dhënat e sotme nga Byroja Kombëtare e Statistikave (SSB).

Ekonomia në pjesën kontinentale të Norvegjisë, e cila përjashton prodhimin e naftës dhe gazit, ra në periudhën prill-qershor me 6.3 përqind në krahasim me tremujorin e mëparshëm, raporton Reuters.

“Rënia e ekonomisë Norvegjeze në tremujorin e dytë është më e madhja në histori, d.m.th që nga viti 1978, kur filluan të mbaheshin regjistrimet tremujore të PBB-së,” tha SSB.

Kjo është rënia e dytë radhazi tremujore e PBB-së në Norvegji në vitin aktual, pas një rënie prej 2.2 përqind në tremujorin e parë, që do të thotë se vendi ka hyrë në një recesion.

/Përgatitur nga proinformacion.com/

 

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close