Gjykata Speciale: Rregullorja për Procedurë dhe Evidencë nuk kërkon që të bëhet publik çfarëdo vendimi për hedhjen poshtë të akuzave në një aktakuzë”

 Në Ligjin për Dhomat e Specializuara nuk kërkohet që çfarëdo vendimi për hedhje poshtë të akuzave të një aktakuze të bëhet publik.

Një gjë të tillë për Gazetën Express e ka konfirmuar asistenti  I zëdhënësit të Dhomave të Specializuara, Michael Doyle.

“Ligji për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Rregullorja për Procedurë dhe Evidencë nuk kërkon që të bëhet publik çfarëdo vendimi për hedhjen poshtë të akuzave në një aktakuzë”, ka thënë Doyle.

Doyle ndër të tjera ka thënë se deri më tani asnjë aktakuzë nuk është bërë publike dhe derisa të një aktakuzë të zbulohet ajo mbetet konfidenciale bashkë me procedurat që ndërlidhen me shqyrtimin e saj.

“Prandaj, nuk jam në gjendje t’ju them nëse një aktakuzë është konfirmuar, as nuk mund të them saktësisht se kur kjo mund të ndodhë”, ka thënë ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close