Jashari:SBASHK-u kërkon që mësimi të shtyhet

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jashari, ka kërkuar që mësimi të shtyhet edhe për disa ditë.

Ndërkohë që drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka konfirmuar se komunat janë të gatshme të fillojnë mësimin në shkolla nga 1 shtatori.

“Sa patëm takim virtual me Komunat dhe Këshillin Drejtues, ku ata deklaruan se shkollat nuk janë të përgatitura për fillimin e vitit të ri shkollor, me përjashtim të disave”, ka deklaruar Jashari për Blic.

Ndërsa Ibrahimi thotë se gjithçka është gati që mësimi të fillojë me 1 shtator. Madje sqaron se këtë gatishmëri ia ka përcjell edhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, dhe ministrin të MASHTI’t, Ramë Likaj.

“Komunat janë të gatshme të fillojnë në me shkolla nga 1 shtatori. Këtë zotim e kanë dhënë edhe ditën e hënë në takim me kryeministrin Hoti dhe ministrin Likaj”, ka thënë Ibrahimi për Express.

Ibrahimi gjithashtu njofton se kryetarët e komunave janë takuar edhe me drejtorët e shkollave në mënyrë që gjithçka të jetë gati kur mësimi të fillojë në shtator.

“Kryetarët e komunave janë duke u takuar edhe me drejtorët e shkollave. Prej korrikut kolegjiumi i drejtorëve komunal të arsimit në kuadër të Asociacionit të Komunave të Koosvës është duke punuar me MASHTI. Dhe tash para se të arrihet në finale, duhet bashkëpunim i të gjitha palëve, në mënyrë që të kemi një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor”, ka thënë Ibrahimi.

“Përkrahja buxhetore nuk mungon, përkushtimi i kryetarëve dhe drejtorëve komunal është maksimal. Bashkëpunimi me nivel qendror është në nivel shumë të lartë”, shtoi Ibrahimi

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close