Krzeministri Hoti fton zyrtarisht PDK dhe VV të jenë pjesë e delegacionit në Uashington

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar nga partitë opozitare që të propozojnë nga një përfaqësues që do të jetë pjesëmarrës në takimin e 4 shtatorit të Uashington.

Këtë, Hoti e ka bërë të ditur me anë të një konference për media, teksa ka thënë se arsye e një ftese të tillë është rëndësia jetike e këtij takimi.

“Jemi duke organizuar edhe delegacionin që do të marrë pjesë që kryesohet nga unë. Do të tentoj që në delegacion të përfshihen të gjithë pa dallim, sepse ky është një takim që e kemi pritur tash e sa kohë. Sot kam dërguar letër edhe tek partitë opozitare që të propozojnë përfaqësuesit e tyre për takimin në Shtëpinë e Bardhe dhe në takimin e Brukselit”, ka thënë Hoti.

Tutje, Hoti ka folur edhe për takimin e nesërm në nivel ekspertësh mes Kosovës dhe Serbisë, ku palën kosovare pritet ta përfaqësojë koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni.

Hoti ka thënë se nesër do të diskutohen temat që kanë të bëjnë me njohjen reciproke, si dhe çështjet ekonomike.

“Ju e dini se kemi një dakordim edhe me partnerët që dialogun ne e zhvillojmë për njohje reciproke dhe për normalizim. Nesër diskutimet që bëhen në Bruksel janë diskutime për njohje reciproke. Nesër diskutohen çështjet ekonomike”, thënë Hoti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close