Ligji për Pandeminë publikohet në Gazetën Zyrtare

Ligji për Pandeminë që është votuar së fundmi në Kuvendine Kosovës dhe më pas dekretuar edhe nga i pari i vendit, Hashim Thaçi, tashmë është publikuar edhe në Gazetën Zyrtare.

Përmes këtij ligji tashmë rregullohen edhe gjobat për të gjithë ata të cilët nuk respektojnë vendimet qeveritare në lidhje me menaxhmimin e pandemisë COVID-19.

Masat ndëshkimore të përcaktuara me këtë ligj tashmë shqiptohen edhe nga Policia e Kosovës, si dhe Inspektorati shëndetësor, inspektorati farmaceutik, inspektorati sanitar dhe inspektoratet komunale.

Tashmë personi që nuk respekton vendimin për kufizim të qarkullimit do të dënohet me 500 euro.

Personat që nuk vendosin maskë ose nuk respektojnë distancë fizike do të gjobiten me 35 euro.

Personi i cili vjen nga zona karantinë dhe nuk zbaton vendimin nga organi kompetent për izolim apo karantinim të detyrueshëm dënohet me gjobë prej 150 euro, ndërsa, personi i cili del nga izolimi ose zona e karantinës e përcaktuar me vendim të organit kompetent, pa leje përkatëse dënohet me gjobë prej 150 euro.

Personi i cili ka obligim të izolohet apo karantinohet për afatin e përcaktuar kohor nga organi kompetent si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID–19 dhe nuk i zbaton urdhrat e dhënë nga organet kompetente dënohet me gjobë: 1.1. Personi i vendosur në izolim apo karantinë sipas vendimit të organit kompetent i cili nuk i zbaton rregullat e përcaktuara gjatë kohës së qëndrimit në izolim/karantinë apo tenton të largohet nga izolimi/karantina dënohet me gjobë prej pesëqind (500) euro si dhe rikthimin në izolim apo karantinim; 1.2. Personi i cili hyn në zonën karantinë të Republikës së Kosovës dhe nuk izolohet apo karantinohet, siç është përcaktuar me vendim të organit kompetent, dënohet me gjobë prej pesëqind (500) euro”, thuhet ndër të tjera në këtë ligj.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close