Presidenti amerikan Trump nuk pritet të jetë prezent në takimin Hoti – Vuçiq

4 shtatori do të jetë data kur delegacionet e larta të Kosovës dhe Serbisë do të përballen edhe njëherë në kuadër të dialogut, tani në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

E premtja e javës së ardhshme mund të shndërrohet në ditë të shënuar në kalendarin historik. Kosova dhe Serbia do të përballen edhe njëherë mes vete në rrafshin politik, në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje për normalizim raportesh.

Takimi i paraparë të mbahet të premten e 4 shtatorit, fillimisht planifikohej të zhvillohej dy ditë më herët, më 2 shtator. Shtyerja e takimit erdhi për shkak të siç u tha ndryshimit të agjendave të mikpritësve në Shtëpinë e Bardhë, Richard Grenell e Robert O’Brien.

Sidoqoftë, arsye shumë e mundshme e shtyerjes së takimit për dy ditë, u përmend edhe pjesëmarrja e vet presidentit amerikan, Donald Trump, në përballjen mes kryeministrit Hoti bashkë me ekipin e tij, dhe delegacionit serb të kryesuar nga Aleksander Vuçiq.

Por, siç duket gjasat janë shumë të vogla që Trump të jetë i pranishëm në takimin e 4 shtatorit.

Një burim brenda Këshillit Kombëtar të Sigurisë Amerikane,  i ka thënë lajmi.net se aktualisht nuk ka ndonjë takim të paracaktuar me Trump për pjesëmarrjen e tij  më 4 shtator.

“Nuk kemi takim me presidentin për lajmërimin e pjesëmarrjes së tij në vizitë”, ka thënë ky burim për lajmi.net, duke aluduar në vizitën që delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do kryejnë në Shtëpinë e Bardhë, në kuadër të takimit për dialogun mes këtyre dy shteteve.

Se Trump mund të jetë pjesë e takimit në Uashington, e ka thënë edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq para disa ditësh.

Sidoqoftë, atmosfera në taborrin e palës kosovare është parë të jetë shumë e tensionuar para mbajtjes së këtij takimi me rëndësi jetike.

Vetëvendosje aktualisht po e kritikon me të madhe qasjen e administratës Trump dhe emisarit të tij, Richard Grenell në procesin e negociatave. Lideri i kësaj partie, Albin Kurti madje shkoi edhe në nivele tjera, duke e quajtur Grenellin “kauboj” të financave që nuk do t’ia dijë për vruajtjes e Kosovës.

Përçarje e tensione ka pasur edhe vet brenda koalicionit qeverisës, teksa AAK është ankuar se po lihet anash në proces, dhe se përfaqësuesit e saj nuk po përfillen në tavolinën e dialogut.

Partia e Haradinajt gjithashtu ka hedhur akuza mjaftë të ashpra në drejtim të kryeministrit Hoti, për siç e quajtën ata mungesën e transparencës në proces.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close