Valeska Esch instituti “Aspen”:Në Washington do diskutohet për ekonomi

Në dialogun Kosovë-Serbi, Bashkimi Evropian po synon që të kalohet nga çështjet më shumë teknike te pyetjet e mëdha politike, në mënyrë që gradualisht të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, thotë, Valeska Esch, zëvendësdrejtoreshë ekzekutive e Institutit gjerman Aspen.

Esch në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se Bashkimi Evropian dhe i dërguari i posaçëm, Mirosllav Lajçak janë përgjegjës për lehtësimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që të arrihet deri te një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme, dhe për këtë ajo thotë se mbështetje kanë dhënë edhe Shtetet e Bashkuara.

Zëvendësdrejtoreshë ekzekutive e Institutit gjerman Aspen është përgjigjur edhe në pyetjen pse gjithë ky hezitim për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Mendoj se kjo është një pyetje për vendet përkatëse. Mendoj se në këtë moment nuk është e qartë kush e mbështet këtë proces dhe kush jo, sepse ende nuk ka pasur një votim në Këshill (Këshillin e BE-së). Gjermania ka hezituar për një kohë, por, me sa kam kuptuar ata kanë shkëmbyer një sërë shqetësimesh me Kosovën dhe shpresoj se edhe vendet tjera ta bëjnë të njëjtën, në mënyrë që Kosova përfundimisht të fitojë liberalizimin e vizave. Unë vërtet shpresoj që në vjeshtë, kur Komisioni Evropian të lëshojë raportin e ri të progresit, do të shohim edhe çështjen e liberalizimit të vizave. Por, natyrisht nuk e di nëse kjo çështje do të përfshihet”.

Se a pritet që deri në fund të vitit qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm, Esch tha “Sinqerisht, shpresoj që kjo do të ndodhë”.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close