Vuçiq ka paralajmëruar për nesër vizitë në Ujman.Cila është porosia e këtij veprimi para takimit në Washington!

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në prag të takimit të nivelit teknik të Brukselit dhe në prag të takimit të 4 shtatorit në Washington ka treguar se nesër gjatë ditës do të vizitojë liqenin e Ujmanit.

“Në përputhje me letrat që i kemi dërguar EULEX-it dhe KFOR-it dhe autoriteteve të Prishtinës, unë do të shkoj në Ujman nesër. Unë pres, natyrisht që gjithçka të shkojë pa probleme”, transmetojnë mediat nga prishtina,të ketë thënë Aleksander Vuçiq.

Vuçiqi ma heret duke folur për takimet e ardhshme në Washington,ka thënë se “Ai është 10 herë më i përgatitur se delegacioni nga Kosova”,duke pretenduar se i njeh e fshatrat në Kosovë!

Kjo vizitë Ujmanit/Gazivodës sigurisht që kujton pretendimet e Serbisë mbi këtë ujëmbledhës artificial,dhe se ai do të jetë në agjendën e pazareve politike.Vizita e tij sikur i bënë (edhe pse e pa ligjshme) konkurencë vizitës së presidentit të Kosovës Thaçit i cili vite më parë po ashtu kishte vizituar Ujmanin duke ia bërë me dije me të drejtë ,autoriteteve serbe se ky ashtë nën sovranitetin i Kosovës,edhe përkundër strukturave paralel që mbajnë pushtet atje.

Megjithate a mjafton kjo?Jo,sepse vetë vizita ka një simbolikë tjetër,siç e cekëm më lartë.Përderisa ai ,Vuçiqi ka marrë në kontakt autoritetet kosovare,KFOR-in…siç shprehet ai dhe do të paraqitet si një vizitë e lajmëruar.Por vet vizita e një presidenti të një vendi që nuk e njeh sovranitetin e këtij vendi si dhe Ujmanin e konsideron pjesë të vendit të tij,a nuk është provokim para një takimi që siç pretendohet do të ishte takim i marrëveshjeve!?

Jo,edhe në ia pastë lejuar dikush vizitën,nuk është dashtë me ia leju mu për shkak të momentit,kur ai nuk do të duhej të jepte simbolika provokuese!Pikë.

/Xh:Arifi/Proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close