24 Gusht 1814- Trupat britanike dogjën rezidencën e presidentit amerikan,e cila sot njihet si Shtëpia e Bardhë

24 Gusht 1814- Trupat britanike dogjën rezidencën e presidentit amerikan, e cila akoma nuk njihej me emrin Shtëpia e Bardhë. Ata dogjën gjithashtu edhe Kapitolin, si dhe shumë ndërtesa të tjera qeveritare në Washington.

Pushtimi dhe djegia e kryeqytetit përfaqësonte humbjen më serioze që pësuan Shtetet e Bashkuara në luftën e vitit 1812 me Anglinë. Këto zhvillime ishin rezultat i konflikteve lidhur me lirinë e ujërave detare. Britanikët ishin në luftë me francezët dhe po u prisnin rrugën anijeve tregtare amerikane, të cilat mendohej se dërgonin mallra në Francë. Kur anijet e Marinës Mbretërore ndalonin anije amerikane, nganjëherë ata i detyronin anëtarët e ekuipazhit amerikan të bashkoheshin me Marinën Britanike. Kishte raste kur sekuestrohej ngarkesa e anijes, megjithëse mund të mos ishte nisur për në Francë. Qeveria amerikane tha se akte të tilla përbënin shkelje të lirisë së përdorimit të ujërave detare dhe u angazhua në luftë për të mbrojtur anijet tregtare amerikane si dhe lirinë e lëvizjes së anijeve amerikane në rrugët detare. Lufta e vitit 1812 zgjati deri në nënshkrimin e një traktati për paqe në dhjetor të vitit 1814, i cili u ratifikua nga Senati Amerikan në shkurt të vitit 1815. Sipas kushteve të traktatit, secila palë do të tërhiqej nga territoret e pushtuara dhe çdo gjë do të kthehej pak a shumë në gjendjen e para luftës. Pas përfundimit të luftës ndërmjet Britanisë dhe Francës, mosmarrëveshjet që kishin çuar në shpërthimin e luftës së vitit 1812, u fashitën.

/Kalendari Enciklopedik Shqipëtar

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close