Keni kujtuar se Italia është prodhuesi më i madh i akullores në Europë?E jo nuk është më!

Gjermania është prodhuesi më i madh i akullores në Bashkimin Evropian, me çka prodhuesit gjermanë të akullores shtynë nga pozita udhëheqëse Italinë.

Kur bëhet fjalë për eksportin e akullores jashtë BE-së, Franca dhe Hollanda zënë vendin e parë dhe të dytë, tregoi raporti i Eurostat që i referohej vitit 2019.

Në vitin 2019, BE prodhoi një total prej më shumë se tre miliardë litra akullore, që është gjashtë përqind më shumë se një vit më parë.

Në të njëjtën kohë, eksporti i përgjithshëm i akullores nga BE në vendet që nuk janë anëtare të Unionit është 222,000 ton akullore, në vlerën totale prej 723 milion euro.

Importi i akullores nga vendet jo të BE-së në vendet anëtare të Unionit arriti në 82,000 ton në vlerën totale prej 180 milion euro./proinformacion.com

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close